Historia Kombetare
Karakteri i Skënderbeut dhe cilsit e tij si prijës luftarak
|
Gjergj Kastrioti ishte gadi 40 vjeç kur u ba prijësi i kombit shqiptar në luftën kundër invaduesit otoman. Fuqija e tij fizike dhe shkathtësija mendore ishin në kulm. I gjatë, i hijshëm, me shtat të derdhun si nji statujë, me tipare të skalituna dhe nji pamjf- madhështore, Skënderbeut i kishte dhanë Zoti nji fuqi vigani dhe shpejtësin e nji atleti te përsosun në lëvizje. Ishte nji gjeni i lindun përsa i përket artit të luftës dhe nji luftëtar I pashoq për trimnin dhe aftësin e tij më iu prie të tjerve. Asnji armë lufte e atij shekulli nuk kishte sekrete për Skënderbeun, por ai çquhej sidomos në përdorimin e shpatës së tij të gjatë dhe të përkulun, nji shpatë që çdo njeri tjetër memzi e ngrinte me të dy duert. Mbasi ishte aq i fortë dhe I shëndoshë, i pëlqente me hangër dhe me pi boll, por kënaqej me pak orë gjumë, tue mos e pasë për gja me fjetë atje ku të qëllonte. Dëfrimet e zakonshëm të jetës nuk i interesonin fort dhe ai gjente prehje në sportin e njeriut të aksjonit si gjueti, vrapim kuejsh dhe ojnat ushtarake që I ndihmonin me mbajtë trupin në formë të mirë dhe me ushqye burimet e energjis të tij të pashterueshme. Guximi i tij në sheshin e luftës mund të dukej krejt i çmendun sikur të mos ishte shoqnue nga gjakftotësija dhe gjykinu i mprefet që e vinin gjithmonë në gjendje me e dominue situatën dhe me sigurue fitoren. Hypun mbi kalin e tij të bardhë dhe me shpatën gadi për të prë kryet e anmikut, Skënderbeu u printe trimave shqiptar dhe ndodhej gjithnji në vendin e rrezikut ma të madh, tue përbuzë vdekjen me nji qetësi shpirtnore që nuk mund të përfytyrohej. Kishte shpëtue gjallë gadi për nji fije kaq shpesh saqë njerzija kujtonin se ishte efekti i nji mrekullije të Zotit. Skënderbeu muer vetëm nji herë nji varrë në shpatull, tue u rrëzue prej kalit ndërsa e rrethuen trimat shqiptar. Mbrenda pak sekondave e mblodhi vehten dhe vazhdoi luftën. Gjergj Kastrioti ishte i pamëshirshëm me anmiqtë por gjithmonë i gatshëm me falë ata që i kishin ba keq dhe që i kërkonin ndjesë. Besa shqiptare ishte parimi i kodit tonë moral që ai çmonte ma tepër, dhe nuk ishte punë që t'i shmangej edhe sikur të rrezikonte me bjerrë gjithçka. Në përgjigjen që i dërgoi Princit të Tarantos, i cili e ftonte me braktisë mbretin e Napolit në fatin e tij, Skënderbeu thoshte: "Na që kemi pa kaq të mira nga Naltmadhnija e Tij, i ndjeri mbret Alfons, do të baheshim me turp dhe do të na nxihej faqja si njerëz të pabesë dhe pa mirënjoftje sikur të mos i shtrinim dorën të birit në ditën që ka nevojë". Gjergj Kastrioti i kishte kushtue vehten liris dhe mirëqenjes së popullit me nji vetmohim të plotë. Qëllimi i tij ishte jo vetëm t'i mbronte nga sulmet e anmikut të huej por edhe t'i bashkonte si nji komb të pamvarun. Tue dashtë me veprue si nji prijës kombëtar dhe jo si nji shef feodal Skënderbeu shkaktoi anmiqsin e disa nga krenët ma të fuqishëm të Shqipnis, të cilët donin të ushtronin nji pushtet absolut në krahinat e tyne dhe nuk ngurruen të dezertonin në fazën ma të kritikëshme të luftës kundër Turqve. Gjergj Kastrioti ishte nji Katolik i divotshëm dhe i frymëzuem nga forca morale që ngriti valën e Kryqzatave në shekujt e maparshëm. Në çdo rast të jetës së tij ai u mundue të vepronte simbas urdhnave të fes kristiane. Dëshiri i tij ma i flakët ishte me fitue zemrat e njerzve me mirësin, drejtësin dhe bujarin e tij, se me i dominue me anë të frikës dhe të interesit material. Tue iu drejtue nji dit trimave shqiptar Skënderbeu u tha (simbas tekstit të Barletit përkthye nga Fan Noli):
“Kapedanë dhe ushtarë trima". S'është as e re, as e papritun pamja që kam sot përpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ashtu ju gjeta, stërnipër të thjeshtë të një race të vjetër dhe bujare, trima dhe besnikë të patronditur të vendit dhe të mbretit tuaj. Edhe jam i lumtur tani që mund t'ju hap zemrën time. Ju thom pa u mburrur që, sa kam rrojtur, kam patur gjithnjë këtë mall për atdhenë dhe këtë dëshirë për lirinë. Kur më ftuat për këtë vepër nga shërbimi I Sulltanit, kisha në zemër atë dëshirë që kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga mëndja që e kisha harruar vëndin, edhe nderin, edhe lirinë, kur ju ktheva prapa të helmuar, pa ju dhënë asnjë shpresë dhe pa ju treguar asnjë ndjenjë bujare dhe shpirtmadhe. Po unë sillesha me atë mënyrë, se ashtu e deshte shpëtimi i juaj dhe i imi, se puna ish e tillë se duhej bërë dhe jo thënë, se e shikonja që kishit më tepër nevojë për frë sesa për shtyrje. Jua fsheha planet e mia dhe s'jua çfaqa dëshirën që kisha në zemër aq vjet, jo se s'u kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po se ju ishit të parët që e hothtë zjarrin dhe u futtë në këtë valle; po se puna duhej mejtuar thellë, se duheshin gjetur mjetet, se duhej zgjedhur koha e mirë. Ndryshe do të derdhej gjak më kotë dhe përfundimi do t'ish nji robëri me e keqe se e para. Dhe ahere çdo shpresë për të nesërmen fluturonte; se nji punë si kjo niset njiherë e mirë; dhe në mos vaftë mbarë, rasja dhe mjetet për ta nisur ikin e s'kthehen kurrë prapë. Prandaj s'ja tregonja planin tim as vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste gjuha dhe më dëgjonin muret. Kam për dëshmor Hamzën, tim nip, që e kam pasur këshilltar, përkrahës dhe shok armësh, me ca të tjerë të pakë, me besnikërin e të cilve e vumë këtë plan në vepërim. Tani, ndonëse rronim e hanim bashkë dhe kishim një zemër dhe një shpirt, me gjithë këtë asnjë nga këta s'më kish dëgjuar kurrë të zë n'gojë atdhenë, lirinë dhe krishtërimin, gjersa ardhi rasa në betejë të Nishit. Lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj nuk i mungojnë burrat, po ju pëlqeu ta prisni nga dora e ime, ndonëse vonë, se kështu ndofta desh vet i madhi Zot. Se është me të vërtetë çudi që trima kryelartë si ju, të rritur në liri, duruat kaq kohë robërin e barbarve, duke pritur të më shikoni një ditë në krye tuaj. Po vallë, a e meritonj këtë titull të bukur të çlironjësit që kini mirësinë të më jipni? Lirinë s'jua solla unë, po e gjeta këtu, në mes tuaj. Posa shkela këmbën këtu, posa dëgjuat emrin, renttë që të gjithë, më dualtë përpara kush e kush më shpejtë, sikur t'ishin ngritur nga varret atërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishte zbritë nga qielli vetë Perëndia. Më prittë me aq dashuri dhe gëzim, më sualltë aq shërbime të çmuara e pa numër, sa më bëtë më tepër ju robin tuaj sesa unë të lirë ju. Këtë mbretëri, këtë qytet nuk jua dhashë unë, po ju gjeta t'armatosur, lirinë e kishit kudo, në krahërore, në ballë, në shpata e në ushtat; si gardjan besnikë t'emëruar prej tim eti, ja ma vutë mbi krye këtë kunorë, ju ma dhatë në dorë këtë shpatë, ju më bëtë zot të kësaj mbretërije, të cilën ma ruajtët me aq besë, me aqë kujdes, me aq mundime. Shpjermëni tani, me ndihmën e perëndisë, që ta çlirojmë tërë Shqipërinë. Pjesën më të madhe, pothuaj tërë punën, e mbaruat: Kruja dhe tërë krahina e saj u fitua; Dibra dhe Malësitë u bashkuan me ne; anmikut s'i mbeti as emëri, as shënjat në fushat tona; qëndrojnë vetëm fortesat. Kam shpresë t'i marrim edhe këto me hir a me pahir, me dhelpëri a me trimëri, ndonëse garnizonet turke janë më të forta dhe kështjellat janë vendosur si shkëmbenj të ashpër dhe të paafruarshëm. Armiku është i rrethuar, i dëshpëruar, dhe s'i kanë mbetur veçse muret e fortesave. Po për këto do të këshillohemi e do të përfundojmë më nurë kur të vemi në vënt e kur të kemi armët në dorë dhe anmikun përpara, sesa tani për së largu dhe pa ditur se ç'kemi përballë. Do të nisim nga Petrela më parë, jo se kjo është më e lehtë për t'u fituar - përkundër është një fortesë prej natyre dhe ka një garnizon të fortë - po se ndodhet më afër kryeqytetit, dhe jam I sigurt që lajma e mirë e ngjarjeve në Krujë ua ka ngrirë gjakun armiqve. Të tmerruar nga trimërija e juaj dhe nga çkatërrimi I garnizonit të Krujës, ndofta do të na lëshojnë fortesën më të mirë; në mos, po do t'i shtrëngojmë të na e japin me të keq. Një gjë vetëm duhet të keni nër mënt: në mos e marrshim Petrellën, asnjë nga ne s' duhet të kthehet prapë i gjallë. Ngrehni pra flamurin përpara, dhe rrëfehuni burra si ngahera. Perëndia, si gjer tani, ashtu edhe paskëtaj, do të na ndilnmojë dhe do të na nxjerrë faqebardhë. 0 Burrani!"
Kujdesja për ushtërin ishte kasaveti ma i madh i Skënderbeut. Ai dijti me përfitue nga eksperjenca e vet pranë Sulltanit, tue krijue nji ushtëri të zgjedhun dhe të përhershme mbas modelit të Jeniçerve. Por ai nuk kishte nevojë me përdorë metodën barbare të grabitjes së djemve të mitun nga gjiu i familjes për me i mbyllë në kazermat, mbasi çdo Shqiptar lakmonte me shërbye si ushtar i përhershëm i prijësit t'adhuruem të kombit. Kjo ushtëri kombtare, që ishte rekrutue mbas listave të hartueme nga Skënderbeu vet, nuk kapërcente të dhjetmijët. N'at kohë nuk kishte as kazerma dhe ushtarët banonin nëpër shtëpijat e tyne. Kur vinte lajmi se nji ushtëri turke po i afrohej kufinit epej kushtrimi nga kështjella e Krujës dhe trimat e Kastriotit vraponin nëpër vendet që iu ishin caktue. Kryetarët e familjeve sunduese shqiptare, që kishin aderue në kombëtare në krye të forcave armate të tyne. Por faktori vendimtar në fitoret e Skënderbeut ishte garda e tij personale, e cila përbahej nga dy a tre mijë kalorës. Kjo ishte e vetëmja armë që mund t'iu bante ballë Turqve, të cilët ishin kalorës të lindun. Tue përdorë taktikën e sulmeve të befta me trimat e hypun në kuaj që shkonin si vetëtima, Skënderbeu shkaktonte rrëmujën dhe panikun në mes të kambsoris anmike, qoftë në marshim e sipër, qoftë kur kishte rrethue nji kështjellë. Në fushë të hapët ai manevronte në mënyrë që me drejtue ushtërin anmike në nji tokë të përshtatun, ku mund t'i vërsulej me kalorësit si shkaba dhe t'i grinte copë-copë. Gjithmonë në ballë të ushtëris gjatë këtyne betejave legjendare, Gjergj Kastrioti korrte fitoren vetëm me prezencën e tij, tue u futë tmerrin ushtarve t'anmikut. Turqët kishin të drejtë me i pasë frikën, mbasi Skënderbeu nuk njifte mëshirë kur ishte tue luftue. Kjo shpjegohet me faktin se anmiku ishte i tillë jo vetëm nga kombsija, por edhe nga feja, dhe kodi moral I Mesjetës nuk u vinte asnji kufizim kristjanve që luftonin kundër muhamedanve. Tue mos lypë nga të tjerët ma shum sesa ishte gadi të bante vet, Skënderbeu adhurohej nga ushtarët e tij, të cilët I bindeshin me nji vetmohim të plotë. Ai vet kujdesej mbas çdo fitoreje që seicili të merrte pjesën që i takonte nga plaçka e zanun prej anmikut. Ai u epte shpërblimin moral, që ishte ma i çmueshëm, atyne oficerve dhe ushtarve që ishin dallue ma tepër për guxim dhe trimni, tue i ftue në tryezën e tij dhe tue pi për shëndetin e tyne. Rrallë iu desht të përdorte autoritetin e tij si kryetar kundrejt misave të paris shqiptare, që luftonin ndën komandën e tij për kauzën kombtare. Ai imponohej gadi gjithnji me forcën e karakterit të tij, me gjykimin e pagabueshëm, me aftësin e tij si mjeshtër në artin e luftës dhe me shembullin që epte, t'ue dalë gjithmonë vet përpara. Por Gjergj Kastrioti nuk përbuzte kurr mendimin e prijësve të tjerë të luftës kombëtare. Para çdo beteje me randësi ai mblidhte këshillin e luftës që përbahej nga gjeneralët e ushtëris dhe pjestarët e Lidhjes Shqiptare dhe vendosnin së bashku planet strategjike mbas nji bisedimi të hapët dhe të imtë. Në rastin e rrethimit të Beratit më 1455, Skënderbeu iu përulë vendimit të shumicës me pranue ofertën për armëpushim të garnizonit turk megjithqë vet ishte i bindun se po bahej nji gabim fatal. Faktet e provuen se kishte pasë të drejtë dhe Skënderbeu e pagoi tue pësue të vetmen disfatë të karrjerës së tij. Fama e Gjergj Kastriotit ishte përhapë në tanë botën Kristiane. Ndërsa mbretën dhe krenë feodal t'Evropës ishin zhytë në grindje dhe rivalitete personale sa mos me pa rrezikun që kërcënonte mbarë Krishtenimin, shum 'njerëz të thjeshtë të atyne viseve ishin enthuzjasmue nga qindresa heroike e Shqiptarve ndën udhëheqjen gjenjale të fatosit kombtar. Shum qytetarë t'Evropës Kristiane, e tue përfshie edhe Anglezë, kishin vrapue në kështjellën e Krujës për të luftue si ushtarë të Gjergj Kastriotit. Nuk asht nji ekzagjerim me thanë se Skënderbeu ishte nga klasa e heronjve legjendar, të cilët penda e Plutarkut i ka ba të pavdekshëm. Kësaj i duhet shtue se Skënderbeu ishte pjestar i fundit i kësaj falange që nuk dinte se ç'asht frika dhe që jetonte për të luftue për idealin e liris dhe të mirën e nji populli që e kishte zgjedhë si prijës. Merita e tij ma e madhe asht se ai jetoi në praku i shoqnis moderne dhe se u frymzue nga feja kristiane. Gjatë nji çerek shekull, ai luftoi për të mos lanë që Shqipnija dhe Gadishulli Balkanik të ckeputeshin nga vathi I qytetnimit perendimor per disa shekuj.
*****